Oda i ka mbetur vetëm dhe pa zjarr. Pavarësisht kësaj, fushata unike për deputet e Sokol Plakollit nga “Koalicioni për Familjen” ia zgjon kureshtjen kalimtarëve, për të cilët ai ka kërkesa.
Por, jo të gjithëve u pëlqeu ideja e tij për një odë midis sheshi në Prishtinë, afër qeverisë e Kuvendit, raporton Klan Kosova.
Mesditën e së mërkurës, Plakolli pati mysafirë liderë nga subjekti me të cilin garon në zgjedhje të cilët nuk pranuan të injorojnë traditat e hyrjes në odë.
Visar Korenicës i pëlqeu kafeja dhe mënyra si ia bëri nikoqiri, të cilit i uroi fat me vota.
Ish-deputeti i Vetëvendosjes u nderua me një plis, ndërsa bëri një veprim interesant.
Plisin s’e mori me vete e të tillë nuk gjeti as kur takoi pensionistët, për të cilët pati një premtim.
Nikoqirët shfaqën disa ankesa, por njëra nga to thanë se i preokupon shumë.
Lideri tjetër i Koalicionit për Familje, Selim Pacolli i këshilloi diçka pensionistët.
Mysafirët ishin edhe tek Oda Ekonomike e Kosovës për të mësuar sfidat e bizneseve.
Treshja e përbërë nga Pacolli, Korenica e Bejtush Gashi paraqitën planet e tyre për këtë fushë.
Nga ky takim u tha se politikanët duhet të bashkëpunojë me bizneset për ta zhvilluar vendin. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


