Një grua ka telefonuar në emisionin “Hallakamë” në Klan Kosova FM, ku ka rrëfyer për gjendjen e rëndë ekonomike dhe kushtet e vështira në të cilat po jeton.
Ajo ka treguar se ka mbetur vetëm dhe pa përkrahje, ndonëse katër fëmijët e saj i ka rritur e vetme me shumë sakrifica.
Sipas saj, fëmijët nuk kujdesen më për të dhe madje i kanë thënë që të dalë në rrugë për të kërkuar lëmoshë.
Rrëfimi prekës i gruas ka ngjallur reagime të shumta tek dëgjuesit dhe qytetarët, të cilët kanë kontaktuar redaksinë e emisionit “Hallakamë” për të ofruar ndihmë dhe mbështetje financiare.
Falë solidaritetit të njerëzve, një shumë e parave të grumbulluara tashmë i është dorëzuar zonjës nga gazetari i Klan Kosova, Lorik Kajtazi./Klankosova.tv


