E shtuna e kësaj jave sjell një projekt të ri televiziv në Klan Kosova, i cili do të transmetohet nga ora 18:10.
Emisioni i ri “Praktik” do të fokusohet në ekonomi, biznes dhe lidhjen e kapitalit të diasporës shqiptare me tregun vendor në Kosovë.
Gazetari dhe moderatori Ardian Gaxherri ka bërë të ditur në emisionin “Ora 7” se projekti i tij do të sjellë një qasje më praktike ndaj temave ekonomike dhe zhvillimit të biznesit.
“Çdo gjë ekonomike pa dyshim e bën jetën tonë më praktike, dhe ne jemi këtu për të mbështetur prodhuesit dhe bizneset vendore. Qëllimi kryesor i këtij projekti është lidhja e kapitalit të shqiptarëve që jetojnë në mbarë botën me vendin dhe vendlindjen e tyre”, tha Gaxherri.
Për detaje të mëtejshme rreth formatit dhe temës së episodit të parë, mund të ndiqni videot e mëposhtme:


