Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar lidhur me mesazhin që ish-presidenti, Hashim Thaçi ka dërguar së fundi për shqiptarët dhe Kosovën.
“Besoni në Kosovën”, ka qenë mesazhi që Thaçi ua ka dhënë Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit, të cilët e kanë vizituar atë në Hagë, gjatë së enjtes.
Dhe, pikërisht për këtë porosi të Thaçit është deklaruar Deliu-Kodra, me ç’rast ajo ka dërguar një mesazh tjetër për kryeministrin në detyre, Albin Kurti.
“Albin, edhe i mbyllur padrejtësisht në Hagë, Presidenti Thaçi flet me më shumë optimizëm, besim dhe dashuri për Kosovën sesa ti që tash e gjashtë vite e qeveris vendin vetëm me ankesa e vajtime. Po, President. Kemi besuar, besojmë dhe do të besojmë gjithmonë në Kosovë. Dhe presim me padurim ditën e lirimit tuaj, për ta parë sërish në mesin e qytetarëve që nuk ju harruan kurrë. Stop krizës. Ndrysho Kosovën.” /Klankosova.tv
Krasniqi e Tahiri sjellin porosinë e Thaçit nga Haga: Besoni në Kosovë


