Thursday, August 6, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia sekuestron armë të ndryshme në Podujevë

Policia sekuestron armë të ndryshme në Podujevë

Njësitë policore të Podujevës gjatë dy ditëve të fundit në katër raste të ndryshme, kanë sekuestruar katër armë zjarri gjatë kontrolleve të realizuara tek persona të dyshuar, automjete dhe në një aheng.

Këto veprime janë ndërmarrë në bazë të dyshimeve të bazuara dhe kanë rezultuar në eliminimin e rreziqeve të mundshme për sigurinë publike.

“Në një rast tjetër, zyrtarët policor të Podujevës kanë parandaluar një rrahje të planifikuar nga disa persona të mitur, pas hetimeve dhe dyshimeve të bazuara për një konflikt të mundshëm. Gjatë ndërhyrjes, janë sekuestruar armë të ftohta”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Të dyshuarit e të gjitha rasteve janë proceduar mëtejme në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT