Friday, May 22, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia – qytetarëve që po marrin mesazhe mashtruese në emër të tyre:...

Policia – qytetarëve që po marrin mesazhe mashtruese në emër të tyre: S’është zyrtar, mos klikoni

Policia e Kosovës ka njoftuar sërish qytetarët lidhur me shpërndarjen e mesazheve mashtruese në emër të institucionit, përmes të cilave pretendohet rrejshëm se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe kërkohet klikimi në linke për pagesë, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin zyrtar, Policia ka theksuar se mesazhet e tilla nuk janë zyrtare dhe ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online.

“KY MESAZH NUK ËSHTË ZYRTAR. Mos klikoni në linke të dyshimta. Mos jepni të dhëna bankare apo personale. Mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.”, thuhet në njoftim.

Policia ka udhëzuar qytetarët që, në rast se pranojnë mesazhe të tilla, t’i fshijnë menjëherë, t’i raportojnë tek autoritetet përkatëse dhe të kontaktojnë bankën nëse kanë ndarë të dhëna personale apo bankare.

“Raportoni përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ose telefononi në 192. Qëndroni të kujdesshëm ndaj mashtrimeve online”, thuhet më tej në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT