Thursday, September 10, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia në Pejë sekuestron gjashtë motoçikleta gjatë aksionit për sigurinë në shkolla

Policia në Pejë sekuestron gjashtë motoçikleta gjatë aksionit për sigurinë në shkolla

Policia në Pejë ka sekuestruar gjashtë motoçikleta gjatë një aksioni të zhvilluar sot, më 10 shtator, në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla”.

Sipas Policisë, motoçikletat janë sekuestruar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë drejtimin pa patentë shofer, pa regjistrim dhe pa helmetë.

Aktivitetet e njësisë së trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve në trafik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT