Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia në Mitrovicë kërkon ndihmë për identifikimin e një gruaje të dyshuar

Policia në Mitrovicë kërkon ndihmë për identifikimin e një gruaje të dyshuar

Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 31 janar 2026, ndërsa hetuesit kanë publikuar edhe një video nga një market ku shihet personi i dyshuar.

Policia, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka ftuar qytetarët që të ndihmojnë me informacione që mund të çojnë në identifikimin e saj, duke kontaktuar numrat zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT