Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Republikës së Irlandës, e cila do të zhvillohet më 24 shtator 2026 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Takimi, në kuadër të Ligës së Kombeve, nis në orën 20:45.
Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, tifozët mund t’i blejnë biletat përmes platformës zyrtare online.
Çmimet janë të ndara sipas sektorëve. Në tribunat Veri dhe Jug, bileta kushton 20 euro, në Lindje 30 euro, ndërsa në Perëndim 50 euro. Për sektorin VIP, çmimi është 150 euro.
Ndeshja pritet të zhvillohet para një numri të madh tifozësh, ndërsa Kosova do të kërkojë mbështetjen e “Dardanëve” në sfidën e parë të kësaj fushate të Ligës së Kombeve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


