Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën pranë kazermës “Adem Jashari”, në drejtim të Fushë Kosovës, në afërsi të objektit të EULEX-it.
Bllokimi i rrugës vjen në kohën kur në Prishtinë po zhvillohet një protestë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Selia e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë ishte cak i protestuesve edhe një ditë më parë, kur qytetarë të shumtë marshuan drejt objektit.
Protesta e sonte në Prishtinë ka nisur pas orës 21:00, ndërsa Policia e Kosovës është pozicionuar në disa pika përgjatë rrugës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


