Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia ndalon traktorin që transportonte ilegalisht dru

Policia ndalon traktorin që transportonte ilegalisht dru

Policia ka ndaluar një traktor me rimorkio në Turiqicë së Podujevës, i cili po transportonte dru të pavulosura dhe dokumente përcjellëse.

Në njoftimin e policisë është bërëe e ditur se drutë i janë konfiskuar nga Agjensioni i Pyjeve, përcjell Klankosova.tv.

“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar traktorin me rimorkio drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte të ngarkuar një sasi të druve për djegie 2.35m3, të pa vulosura dhe dokumente përcjellëse. Drutë i janë konfiskuar nga Agjensioni i Pyjeve, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dhe traktori janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT