Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmeAmbasada amerikane paralajmëron se protestat në Prishtinë mund të përshkallëzohen shpejt

Ambasada amerikane paralajmëron se protestat në Prishtinë mund të përshkallëzohen shpejt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për vazhdimin e protestave në kryeqytet, duke u bërë thirrje të shmangin zonat ku zhvillohen demonstratat dhe tubimet e mëdha, pasi ato mund të përshkallëzohen shpejt dhe pa paralajmërim.

Përmes një komunikate për media, Ambasada ka njoftuar se protesta mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim, përfshirë potencialisht edhe qytete të tjera të Kosovës.

“Tubimet e mëdha mund të përshkallëzohen shpejt dhe pa paralajmërim, si dhe mund të shkaktojnë mbyllje rrugësh, devijime dhe pengesa të konsiderueshme në trafik. Ju lutemi shmangni zonat ku zhvillohen protestat dhe tubimet e mëdha. Qëndroni vigjilentë, kushtojini vëmendje rrethinës suaj dhe ndiqni mediat lokale dhe ueb-faqen e Ambasadës për përditësime”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ky është reagimi i dytë i Ambasadës së SHBA-së gjatë ditës së sotme lidhur me protestat, ndërsa për sonte është paralajmëruar edhe një protestë tjetër, e cila pritet të nisë në orën 21:00.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT