Sunday, September 6, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një gruaje në Gjakovë,...

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një gruaje në Gjakovë, dyshohet se mori një shumë parash në një bankomat

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një gruaje të dyshuar në Gjakovë, lidhur me veprën penale “Shpërdorim i pasurisë”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, rasti është duke u hetuar nga Stacioni Policor në Gjakovë, me autorizim të Prokurorit të Shtetit.

Në kuadër të hetimeve, Policia ka publikuar edhe video-incizimin e personit të dyshuar, i cili dyshohet se më 16 shtator 2025 ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë parash nga një bankomat.

“Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që posedojnë informacione të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin apo lokalizimin e personit në fjalë, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrit emergjent 192, aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ose në stacionin më të afërt policor. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT