Thursday, August 6, 2026
spot_img
HomeLajmeDogana sekuestron produkte për trajtimin e flokëve me vlerë 4,600 euro në...

Dogana sekuestron produkte për trajtimin e flokëve me vlerë 4,600 euro në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentim për import të mallrave të padeklaruara në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, ku janë zbuluar produkte për trajtimin e flokëve në vlerë të përafërt prej 4,600 eurosh.

Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve të rregullta në hyrje të Kosovës, zyrtarët doganorë ndaluan për kontroll një automjet me targa të një shteti fqinj. Gjatë intervistimit, drejtuesi i automjetit, shtetas i huaj, deklaroi se nuk kishte mallra apo mjete monetare për të deklaruar.

Megjithatë, bazuar në analizën e rrezikut dhe dyshimet e krijuara gjatë kontrollit fillestar, Dogana, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kreu një kontroll të detajuar të automjetit.

Si rezultat, u gjetën produkte për trajtimin e flokëve, për të cilat poseduesi nuk kishte dokumentacion përcjellës apo faturë që dëshmonte origjinën dhe importimin e rregullt të tyre.

Dogana thekson se, përveç shmangies së obligimeve doganore, importimi i produkteve kozmetike jashtë procedurave ligjore mund të paraqesë rrezik për shëndetin publik, pasi ato nuk i nënshtrohen kontrolleve për sigurinë, përbërjen dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale dhe administrative të parapara me legjislacionin në fuqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT