Monday, September 7, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia jep detaje: Rifat Stojkaj humbi jetën pas vetaksidentit tragjik në Deçan

Policia jep detaje: Rifat Stojkaj humbi jetën pas vetaksidentit tragjik në Deçan

Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj, ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Lloqan.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:40, kur drejtuesi i automjetit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal anësor.

Si pasojë e lëndimeve të marra, Stojkaj është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Policia ka bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Ky rast ka tronditur familjen, bashkëpunëtorët dhe institucionet komunale në Deçan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT