Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeShowbizPolicia i gjen 700 pako cigare me banderola të Serbisë të kontrabanduara

Policia i gjen 700 pako cigare me banderola të Serbisë të kontrabanduara

Policia ka bërë të ditur se bashkë me Doganën e Kosovës kanë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren në brezin kufitar të Kosovës me Serbinë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të mërkurën policia kishte ndaluar një automjet për kontroll në magjistralen  Kamenicë-Gjilan, pasi kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale jashtë pikave kufitare të rregullta.

Pas ndalimit të automjetit të dyshuar me targa serbe të cilin po e drejtonte i dyshuari mashkull serb, gjatë kontrollit janë gjetur 700 pako cigare me banderola të Serbisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT