Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia e Kosovës paralajmëron qytetarët për mashtrime me SMS që synojnë vjedhjen...

Policia e Kosovës paralajmëron qytetarët për mashtrime me SMS që synojnë vjedhjen e të dhënave bankare

Policia e Kosovës ka ngritur alarm për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes mesazheve të rreme SMS, të cilat synojnë vjedhjen e të dhënave bankare të qytetarëve.

Sipas njoftimit nga Drejtoria Rajonale në Ferizaj, qytetarë të shumtë kanë raportuar se kanë marrë mesazhe ku paralajmërohen se llogaritë e tyre bankare do të bllokohen nëse nuk ndjekin një link të dyshimtë.

Autoritetet sqarojnë se përmes këtyre linkeve kërkohen të dhëna personale dhe bankare, të cilat më pas shfrytëzohen nga persona të paautorizuar për të hyrë në llogari dhe për të tërhequr mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në linke të panjohura dhe të mos ndajnë informacione sensitive si PIN-kode, fjalëkalime apo kode verifikimi, duke rikujtuar se bankat nuk kërkojnë të dhëna përmes SMS-ve.

Qytetarët këshillohen që çdo dyshim ta raportojnë menjëherë në bankën e tyre dhe në polici, në mënyrë që të parandalohet dëmi financiar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT