Thursday, May 28, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia e Kosovës hap konkurs për 157 pozita Toger

Policia e Kosovës hap konkurs për 157 pozita Toger

Policia e Kosovës ka shpallur konkursin për gradimin në pozitën Toger, duke hapur gjithsej 157 vende për zyrtarët policorë që plotësojnë kriteret e parapara.

Sipas njoftimit, të drejtë aplikimi kanë zyrtarët që kanë së paku dy vite në gradën Rreshter, si dhe zyrtarët me gradën Polic i Lartë që posedojnë minimumi 10 vite përvojë aktive në Policinë e Kosovës.

Afati për aplikim është i hapur deri më 12 qershor 2026.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT