Sunday, August 2, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia e Ferizajt gjobit dy persona për kundërvajtje në trafik, njëri nga...

Policia e Ferizajt gjobit dy persona për kundërvajtje në trafik, njëri nga ta

Policia në Ferizaj sot ka gjobitur një person në Koshare, pasi po drejtonte kamionetën duke transportuar ngarkesë të llamarinës jashtë përmasave të lejuara duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit në komunikacionin.

“Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 10:15 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare kanë ndaluar shoferin Z.H (M/K) i moshës 55 vjeçar, i cili po drejtonte kamionetën me targa vendore, duke transportuar ngarkesë të llamarinës jashtë përmasave të lejuara, ku me këtë rast ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, thuhet në komunikaten e policisë.

Shoferit iu shqiptua një gjobë kundërvajtëse prej 40 eurosh, ndërsa personi juridik që kishte lejuar këtë transport u gjobit me 300 euro, transmeton Klankosova.tv.

Policia vazhdon apelimin për respektimin e rregullave në rrugë për të siguruar sigurinë e të gjithëve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT