Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia arreston një person në kryeqytet, i sekuestron pistoletën, 24 fishekë dhe...

Policia arreston një person në kryeqytet, i sekuestron pistoletën, 24 fishekë dhe thikën

Një person është arrestuar në Rrugën “Tirana” në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij u gjetën dhe sekuestruan një pistoletë, 24 fishekë dhe një thikë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, transmeton klankosova.tv.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 24 fishekë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT