Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar opinionin publik se profilet zyrtare të kandidatit të saj për kryeministër janë duke u përballur me sulme të përsëritura digjitale.
Sipas reagimit të partisë, sulmet dyshohet se po kryhen përmes profileve të rreme, ndërhyrjeve të automatizuara dhe aktivitetit të sinkronizuar në rrjete sociale, duke synuar krijimin e një perceptimi të manipuluar publik.
LDK ka vlerësuar se bëhet fjalë për një formë të organizuar të ndërhyrjes në hapësirën digjitale dhe në procesin demokratik në vend, duke e cilësuar situatën si shqetësuese.
Për këtë arsye, partia ka bërë të ditur se sot në mëngjes do t’i drejtohet Policisë së Kosovës dhe institucioneve kompetente, me kërkesë për trajtim urgjent dhe profesional të rastit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


