Monday, May 11, 2026
spot_img
HomeLajme“Plumbi më ra pranë këmbëve” – moment tmerri për gruan në ballkonin...

“Plumbi më ra pranë këmbëve” – moment tmerri për gruan në ballkonin e shtëpisë në Vushtrri

Një grua në Vushtrri ka përjetuar momente frike të shtunën pasdite, pasi një plumb i humbur ra pranë saj derisa po qëndronte në ballkonin e shtëpisë, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Ngjarja ka ndodhur më 10 maj 2026 rreth orës 14:00 në rrugën “Qerim Qerimi”.

Sipas informatave, M. B (49-vjeçare) kishte njoftuar Policinë se derisa po qëndronte në ballkon kishte dëgjuar një krismë të fortë dhe menjëherë pas saj një plumb kishte rënë shumë afër këmbëve të saj.

Burimet bëjnë të ditur se plumbi kishte ardhur nga një drejtim ende i panjohur, por fatmirësisht nuk kishte shkaktuar lëndime apo dëme materiale.

Sinjali mëson se njësia e hetimeve ka dalë në vendngjarje dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme.

Sipas deklarimit të ankueses, ajo nuk ka probleme me askënd dhe nuk dyshon në ndonjë person.

Me konsultim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Hetimet për identifikimin e personit që ka shtënë me armë janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT