Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeShowbizPlani i Trumpit për riemërtimin e "Gjirit të Meksikës", Hillary s'e mban...

Plani i Trumpit për riemërtimin e “Gjirit të Meksikës”, Hillary s’e mban dot të qeshurën (VIDEO)

Ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, nuk e mbajti do të qeshurën e saj gjatë fjalimit të inaugurimit të presidentit Donald Trump.

Në një moment, ajo u kap duke qeshur kur presidenti i 47-të i ShBA-së deklaroi se do të ketë përparësi ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës”.

Kjo ngjarje ndodhi në fjalimin pas betimit të Donald Trump.

“Amerika do të rimarrë vendin që i takon si kombi më i madh, më i fuqishëm, më i respektuar në tokë”, tha Trump në fjalimin e tij.

“Pas një kohe të shkurtër, ne do të ndryshojmë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës dhe do të rivendosim emrin e një presidenti të madh, William McKinley, në malin McKinley, ku duhet të jetë dhe ku i takon”, shtoi ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT