Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmePlagosja në Prishtinë, dy të dyshuarit mbeten në arratiSinjali

Plagosja në Prishtinë, dy të dyshuarit mbeten në arratiSinjali

Një incident i rëndë u shënua orët e mbrëmjes e së premtes në lagjen Dardania në Prishtinë, ku pas disa të shtënave me armë, një person mbeti i plagosur. I njëjti u dërgua në QKUK për tretman mjekësor, ku po vazhdon trajtimin e tij.

Sinjali mësoi ekskluzivisht se personi që mbeti i plagosur në këtë incident është Gentrit Ibrahimi.

Policia rastin e ka cilësuar si “Vrasje në tentativë”, teksa ka bërë të ditur se të dyshuarit janë dy persona të panjohur të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Nga informacionet e para që i siguroi Sinjali, thuhet se personat e dyshuar thirrën në kompaninë e taksive ku punonte i plagosuri dhe kërkuan që në Dardani të shkonte Ibrahimi.

“Dërgona Gentritin në Dardani”, dyshohet të kenë thënë të dyshuarit e rastit.

Ndërkohë për rastin, dhanë detaje edhe nga Klinika Emergjente e QKUK-së, ku është bërë e ditur se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas mjekut kujdestar, Agron Çitaku, atij i janë pastruar katër plaga që ka marrë nga arma dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë, në QKUK.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT