Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se qëllimi i tyre është që siç tha, fillimisht të krijohet ambicie.
‘’Qëllimi kryesor i yni është që të krijojmë fillimisht ambicie dhe e dyta të krijojmë ekipin më të mirë që mund ta ketë Kosova’’, deklaroi Abdixhiku.
Sipas tij njerëzit më të mirë të Kosovës do të jenë në ekipin e tij qeverisës.
“Mos të dërgojmë njerëz me bindje të verbra shërbyese partiake, siç ka ndodhur këto javët e fundit në Kuvendin e Kosovës, që u kapën pozitat kryesore të institucioneve të pavaruar”, tha ai./Klankosova.tv


