Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmePësoi infarkt para 7 ditësh, vdes zyrtari policor

Pësoi infarkt para 7 ditësh, vdes zyrtari policor

Ka vdekur zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi.

Sipas njoftimit të familjarëve, ai kishte qëndruar rreth shtatë ditë në luftë për jetën, pas një infarkti, por pastaj ka humbur jetën.

Familja njëherësh ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 15.05.2026, në ora 17:00, në varrezat mbi xhaminë e fshatit Prapashticë, raporton Klankosova.tv.

Me këtë rast edhe Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe të afërmit.

“Me rastin e vdekjes të zyrtarit policor Sheqir Ferizi, familjes, miqëve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në telegram.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT