Friday, June 19, 2026
spot_img
HomeLajmePesë persona të përfshirë në përleshjen me dy të plagosur në Matiçan...

Pesë persona të përfshirë në përleshjen me dy të plagosur në Matiçan (VIDEO)

Një përleshje mes 5 personave ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në rrugën “Papa Gjon Pali” në Matiçan të Prishtinës.

Dyshohet se konflikti ka qenë familjar dhe sipas informacioneve jozyrtare fillimisht ka ndodhur mes dhëndrit dhe vjehrrit, raporton Klankosova.tv.

Sipas informacioneve që ka siguruar gazetarja e Klan Kosova, Diellëza Berisha, pas plagosjes, vjehrri i është kthyer dhëndrit duke e qëlluar me armë në kokë.

Dhëndri raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy persona plagosen me armë zjarri në Matiçan, dyshohet se janë dhëndër e vjehërr (VIDEO)

Po ashtu, i lënduar ka mbetur edhe një person tjetër, derisa në stacionin policor po intervistohen 3 persona.

Detajet i sjell gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT