Trajneri Diego Simeone, i cili shfaqet mjaft agresiv kur flet për kundërshtarët e tij ka filluar të ndryshojë.
Kohët e fundit, Simeone nuk po ndal admirimin për Barcelonën dhe mënyrën se si ata kanë performuar nën drejtimin e Hansi Flick.
Madje, trajneri i Atletico Madrid para ndeshjes së “Copa de la Rey”, e ka quajtur Barcelonën skuadrën me performancën më të mirë në La Liga
“Një rival që, siç thashë, mendoj se është ai që luan më së miri në La Liga. Numrat e tyre flasin vetë për atë që Barcelona po bën”, tha ai, transmeton Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


