Saturday, April 18, 2026
spot_img
HomeLajmePërfundon protesta e PD-së, Sali Berisha: Regjimi u tmerrua sot

Përfundon protesta e PD-së, Sali Berisha: Regjimi u tmerrua sot

Ka përfunduar protesta e Partisë Demokratike në mbrëmjen e sotme në Tiranë, ndërsa kreu i kësaj partie, Sali Berisha, paralajmëroi një tjetër protestë më të fuqishme në vazhdim.

Fjalën e fundit në protestë e mbajti vetë Berisha, i cili në deklarimin për media ka akuzuar ashpër Policinë e Shtetit, duke pretenduar se gjatë mbrëmjes janë lënduar deputetë dhe protestues demokratë.

Ai e quajti kreun e Policisë së Shtetit “Skënder Balluku”, ndërsa shtoi se policia ka vepruar si njësi kriminale.

“Sali Berisha: Skënder Balluku, Sokol Tradhtari Bespreri Bizhga dhe Elton Alushi, Dashamir shefi i Njësisë Operative kanë treguar fytyrat prej kriminelësh profesionistë. Këto janë thjesht kriminelë të certifikuar, nuk janë policë. Dosja Rama-Balluku nuk mbyllet, deri në ditën e fundit të jetës së tyre, janë të regjistruar si hajdutët më të mëdhenj të historisë së shqiptarëve. Policia përdori granatat e zhurmës kundër protestuesve, kanë hedhur shishe molotovë dhe plagosën protestues dhe policë, sepse efektivët iu duheshin si dëshmitarë të gjoja të akteve të protestuesve. Shumë shpejt do mbahet protesta e radhës.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT