Tuesday, September 22, 2026
spot_img
HomeLajmePërfshihet nga zjarri një kamion në autostradën Suharekë–Duhel, policia jep detajet

Përfshihet nga zjarri një kamion në autostradën Suharekë–Duhel, policia jep detajet

Një incident është regjistruar sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në relacionin Suharekë–Duhel, ku një kamion është përfshirë nga zjarri.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, rasti ka ndodhur sot, rreth orës 12:25, kur Policia ka pranuar informatën për zjarrin në automjet.

Radiobaza ka njoftuar Stacionin Policor në Suharekë për të dërguar zjarrfikësit, si dhe një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Për incidentin është informuar edhe njësiti patrullues i autostradës”, tha Bytyqi.

Lidhur me rastin, një qytetare ka kërkuar ndihmën e Ekipit të Urgjencës, pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, ndonëse nuk kanë pësuar lëndime trupore, janë në gjendje të shqetësuar.

Policia dhe zjarrfikësit vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT