Një kamion është përfshirë nga flakët sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në fshatin Duhël të Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.
Në bazë të pamjeve që ka siguruar Gazeta Sinjali shihet kamioni i përfshirë nga flakët.
Nuk dihet ende se si ka ndodhur zjarri dhe nëse ka persona të lënduar.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë detaje rreth këtij rasti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


