Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmePër t’i hequr masat duhet konsensusi i 27 shteteve të BE-së, ka...

Për t’i hequr masat duhet konsensusi i 27 shteteve të BE-së, ka diskutime që janë në procesSinjali

Aivo Orav, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, deklaron se për heqjen e masave ndaj Kosovës duhet konsensusi i 27 shteteve të BE-së dhe ka diskutime që janë në proces e sipër për këtë çështje.

Këtë deklaratë Orav e tha gjatë vizitës në Prizren nga ku ka parë afër ndërtimin e shkollës më të madhe në Prizren, një investim i BE-së që kushtoi 5.2 milionë euro.

Ai poashtu deklaroi se BE nuk është e plotë derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të saj.

“Mua më duket që shpesh herë ashtu është deklaruar edhe prej nivelit të BE-së se Bashkimi Evropian nuk është i plotë derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare. Shpresoj që kjo do të ndodhë shpejtë e të mos shtyhet për më vonë, mirëpo nga ana e Kosovës duhet të përmbushen edhe shumë kushte dhe të kryhen detyrat e caktuara. Për të hequr masat duhet konsensusi i 27 shteteve të BE-së pastaj ka edhe diskutime të cilat janë në proces e sipër”, tha Orav.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT