Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeMusliu: Provokim direkt nga Kurti për ta nënshtruar Skenderajn – e pafalshme...

Musliu: Provokim direkt nga Kurti për ta nënshtruar Skenderajn – e pafalshme (VIDEO)

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu lidhur me situatën në Skenderaj ka thënë se është një provokim direkt nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Ajo u shpreh se kjo është e pafalshme, derisa i bëri thirrje Kurtit që t’i tërheqë forcat policore nga Skenderaj.

“Ky është provokim direkt nga Albin Kurti, për ta nënshkruar Skenderajn. Por ju e dini që Skenderajn nuk e ka nënshtruar dhe as poshtëru as krajli e as sulltani, e nuk ka me e nënshtru e as poshtëru as Albin Kurti. Kjo është e pafalshme, nuk duhet të tolerohet kjo situatë”.

“Unë i bëj thirrje Albin Kurtit këtu nga qyteti i Skenderajt që t’i tërheqë forcat policore prej Skenderajt, mos të provokojë situata të cilat nuk i konevojnë askujt”, u shpreh ajo./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT