Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu para qytetarëve dhe para mediave ka telefonuar policinë për të kuptuar arsyen e forcave të shtuara në Skenderaj.
Në përgjigjen e policisë u tha se është vetëm një plan operativ, siç u shpreh, për shkak se vera po vjen dhe ka më shumë qarkullim të automjeteve.
“Një pjesë e Njësisë Speciale e kanë vetëm plan operativ për shkak se është vera duke u afruar dhe ka më shumë qarkullim të automjeteve, nuk është asgjë për t’u shqetësuar”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Por, kjo përgjigje nuk është pranuar nga Musliu, duke e quajtur këtë si tallje me qytetarët e Skenderajt.
“Kjo është tallje me qytetarët e Skenderajt dhe nuk kalon kjo tallje”, tha Musliu./Klankosova.tv


