Pentagoni ka publikuar një seri të re dokumentesh të deklasifikuara që lidhen me UFO-t dhe fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), duke shtuar interesimin publik për rastet misterioze të raportuara nga ushtria amerikane.
Paketa e re përfshin dhjetëra video, audio-incizime dhe dokumente zyrtare që përshkruajnë vëzhgime të objekteve të paidentifikuara nga pilotë dhe sensorë ushtarakë amerikanë.
Një nga raportet më të detajuara përfshin mbi 200 raste të regjistruara pranë laboratorëve ushtarakë Sandia gjatë viteve 1948–1950, ku dëshmitarët përshkruanin “sfera të gjelbra”, “disqe fluturuese” dhe “topa zjarri”.
Në mesin e materialeve të publikuara ndodhet edhe një video që pretendohet se tregon rrëzimin e një objekti të paidentifikuar mbi Lake Huron në vitin 2023.
Autoritetet amerikane kanë thënë se publikimi i këtyre materialeve synon rritjen e transparencës lidhur me fenomenet ajrore të pashpjegueshme që janë hetuar nga ushtria amerikane.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


