Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeLajmePeci: Qytetari i Kosovës është shumë intelegjent, t’i lexon letrat në xhep...

Peci: Qytetari i Kosovës është shumë intelegjent, t’i lexon letrat në xhep (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ka komentuar sjelljen e votuesve në zgjedhjet në Kosovë.

Ai tha se qytetarët e Kosovës, sipas tij, tregojnë nivel të lartë të vetëdijes politike dhe e analizojnë mirë ofertën politike para votimit.

Peci i quajti qytetarët shumë intelegjentë, derisa përdori shprehjen se ata “t’i lexojnë letrat në xhep”.

“Qytetari i Kosovës është shumë inteligjent, ai e mat, janë zgjedhjet nacionale, e sheh cili është kandidati për kryeministër dhe aty e ka matjen. Kthehesh në zgjedhje lokale dhe fiton krejt një kandidat tjetër. Kjo nënkupton që qytetari është tepër inteligjent, shumë i përgatitur, t’i lexon letrat në xhep”, u shpreh Peci./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT