Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajmePDK mbledh Këshillin Drejtues me 20 prill, pritet “deklaratë politike” për zhvillimet...

PDK mbledh Këshillin Drejtues me 20 prill, pritet “deklaratë politike” për zhvillimet aktuale

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që më 20 prill të mbajë mbledhjen e Këshillit Drejtues, nga e cila më pas pritet të dalë një Deklaratë Politike lidhur me qëndrimet dhe veprimet e saj për zhvillimet aktuale.

Në një komunikatë për media, PDK ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë, ku është marrë edhe ky vendim.

“Në këtë mbledhje, kryesia vendosi që të thërras mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së të hënën, më 20 prill. Pas kësaj mbledhje, PDK do të dalë me një Deklaratë Politike, përmes së cilës do të formalizohen qëndrimet dhe veprimet e partisë lidhur me aktualitetin politik dhe çështjet me rëndësi për qytetarët. Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e organizimit të brendshëm dhe mobilizimit të strukturave të partisë për angazhim më të madh në proceset politike, në shërbim të qytetarëve dhe për adresimin e nevojave të tyre”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT