Monday, September 28, 2026
spot_img
HomeLajmePDK falënderon deputetët: Tani është radha e votimit të ndryshimeve në Ligjin...

PDK falënderon deputetët: Tani është radha e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur miratimin nga Kuvendi të deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në një reagim pas votimit, PDK-ja ka falënderuar grupet parlamentare për mbështetjen dhe kontributin në harmonizimin e tekstit të deklaratës së propozuar nga grupi i saj parlamentar.

Sipas PDK-së, me miratimin e deklaratës, Kuvendi ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare dhe kundërshtimin e aktgjykimit, të cilin partia e cilëson si të padrejtë.

PDK-ja ka kërkuar që tash të procedohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, i propozuar nga kjo parti.

“Radha është e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të propozuar nga PDK-ja. Kërkojmë nga Qeveria që ta procedojë pa vonesë në Kuvend dhe nga të gjitha grupet parlamentare që ta trajtojnë e votojnë me urgjencë”, thuhet në reagim.

Partia ka vlerësuar se miratimi i deklaratës përbën një hap politik, ndërsa votimi i projektligjit, sipas saj, do të ishte hapi i radhës për t’i dhënë përgjigje institucionale çështjeve të ngritura.

PDK-ja ka thënë se do të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe për një proces të drejtë ndaj ish-krerëve të saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT