Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka folur pas seancës ku u votua deklarata për aktgjykimin e Speciales dhe në mbrojtje të UÇK-së.
Para mediave, Tahiri tha se kjo seancë ishte shumë e vonuar.
“Ky deklarim politik, shtetëror i Kuvendit, është më e pakta që kanë mundur të bëjnë deputetët që e votuan. Kjo bile nuk është dashur të jetë temë. Zotimi i individëve nëpër parti ka qenë që nga dita e parë. Sot jemi vonuar me deklaratën tonë, por megjithatë është zotim shtetëror i përfaqësuesve të popullit, që padrejtësia, angazhimi i shtetit dhe nevoja e unifikimit në këtë temë për popullin shqiptar, lirinë dhe ata katër burra në Hagë, është jetike”, tha Tahiri para mediave.
“Siç e dini, Aleanca është subjekti politik që ka kërkuar të ketë një deklarim. Ne kemi qenë këtu dhe e kemi bërë deklarimin. Jam shumë i lumtur që e kemi dhënë kontributin tonë në shtyrjen e një agjende të rëndësishme për shtetin”, theksoi ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


