Shefja e GP të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se si parti sot kanë qenë të bashkuar për të mbrojtur kontributin e UÇK-së.
Këto komente Lushaku-Sadriu i bëri në një konferencë për media, pas përfundimit të seancës së Kuvendit.
“Si deputet, por edhe si grup parlamentar, jemi të vetëdijshëm plotësisht që kemi përgjegjësi edhe institucionale, që ta vlerësojmë e ta lartësojmë kontributin e djemve e vajzave tona në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çlirimin e Kosovës, për lirinë që e gëzojmë ne sot, andaj ua kemi borxh që të mbështesim dhe ta lartësojmë luftën tonë çlirimtare. Gjithsesi, jemi të vetëdijshëm dhe dëshirojmë të kontribuojmë që Kosova të jetë shtet i pavarur, me liri, dhe të respektojë parimet demokratike të funksionojnë institucionet e saj të pavarura për sigurimin e drejtësisë, për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ajo.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


