Ka nisur me vonesë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte paralajmëruar të mbahej në orën 10:00.
Deputetët e legjislaturës së re tashmë janë mbledhur në sallën e Kuvendit, ku pritet të zhvillohen procedurat e para për konstituimin e institucionit më të lartë ligjvënës në vend, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë kësaj seance, deputetët pritet të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, si dhe për nënkryetarët e Kuvendit.


