Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmePas vendimit në Hagë, ish-luftëtarët e UÇK-së zbarkojnë në Durrës me uniforma...

Pas vendimit në Hagë, ish-luftëtarët e UÇK-së zbarkojnë në Durrës me uniforma dhe flamuj

Dhjetëra ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë mbërritur këtë mëngjes në Portin e Durrësit, dy ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Me flamuj dhe simbole të UÇK-së, si dhe me mbishkrimin “Liria ka emër”, ata u shfaqën në Durrës në një kohë kur vendimi i 16 shtatorit ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri, raporton TCH.

Ish-luftëtarët, të cilët kanë qëndruar për disa ditë në Hagë, kishin paralajmëruar para nisjes se do të udhëtonin drejt Shqipërisë me uniformat e UÇK-së, për të përcjellë mesazhe mbështetjeje dhe vetëpërmbajtjeje pas vendimit.

Ata kanë shprehur shpresën se vendimi i shkallës së parë mund të ndryshojë në procesin e Apelit.

Pas mbërritjes në Durrës, në emër të grupit ka folur komandant Mala i Tetovës, Ismail Selimi, i cili ka rrëfyer për përjetimet gjatë procesit në Hagë, vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe zhgënjimin e tij lidhur me këtë proces.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT