Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmeRikthehet deklarata e Haradinajt për Specialen në vitin 2015: “Po bëhet një...

Rikthehet deklarata e Haradinajt për Specialen në vitin 2015: “Po bëhet një monstrum juridik”

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka rikthyer në vëmendje një deklaratë të Ramush Haradinajt të 26 qershorit 2015, kur ai kishte kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka kujtuar qëndrimin e atëhershëm të Haradinajt, i cili kishte bërë thirrje që deputetët të mos i votonin amendamentet kushtetuese që i hapën rrugë themelimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“26 qershor 2015 – Aleanca dhe Ramush Haradinaj ishte kundër Gjykatës Speciale. Bëri thirrje që të mos votohen amendamentet kushtetuese. E kishte të qartë se Gjykata Speciale po bëhej një monstrum juridik”, ka shkruar Ramadani.

Postimi i tij vjen pas zhvillimeve të fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT