Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmeNoizy reagon pas aktgjykimit në Hagë, publikon simbolin e UÇK-së: Jo në...

Noizy reagon pas aktgjykimit në Hagë, publikon simbolin e UÇK-së: Jo në emër tim

Pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, reagimet kanë ardhur edhe nga figura të njohura të estradës shqiptare.

Në mesin e tyre është edhe reperi Noizy, i cili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një grafik me mbishkrimin “JO NË EMRIN TIM”, ndërsa në të është vendosur edhe emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Reagimi i tij vjen pas vendimit të Dhomave të Specializuara, të cilat shpallën fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së për akuza për krime lufte.

Në ditën e aktgjykimit, edhe figura të tjera publike shqiptare kanë reaguar në rrjete sociale. Mes tyre ishte edhe Rita Ora, e cila rishpërndau një postim me emblemën e UÇK-së dhe një mesazh për Kosovën.

Aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit ka nxitur reagime të shumta publike në Kosovë dhe jashtë saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Noizy reagon pas aktgjykimit në Hagë, publikon simbolin e UÇK-së: Jo në emër tim appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT