Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku është thirrur për të dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu.
Pas përfundimit të dëshmisë dhe daljes nga ambientet e gjykatës, Cllevio është ndaluar nga gazetarët për një prononcim lidhur me çështje të ndryshme të aktualitetit.
Mes pyetjeve të adresuara ndaj tij ishte edhe ajo për protestat që po zhvillohen në vend për mbrojtjen e Nartës.
Duke komentuar këtë çështje, ai ka shprehur hapur mbështetjen e tij për kryeministrin Edi Rama.
“Unë jam me Ramën, me bossin”, u shpreh ai shkurtimisht për mikrofonin e “Euronews Albania”.
Prania e tij në GJKKO tërhoqi vëmendjen e mediave që po ndiqnin nga afër seancën gjyqësore ndaj Laert Haxhiut, një proces që ka marrë vëmendje të madhe publike dhe mediatike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


