Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeShowbizPas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram...

Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram – publikohet fotografia e Gjestit – Telegrafi

Pas sulmit kibernetik ndaj faqes zyrtare të Lojërave Olimpike, tashmë janë hakuar edhe faqet zyrtare të Bloomberg Business në Facebook dhe Instagram.

Në këto platforma është publikuar fotografia e konkurrentit të Big Brother VIP Albania, i njohur si Gjesti, e shoqëruar me hashtagun #MeGjestin.

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, publikoi një screenshot të postimit në llogarinë e tij në X( ish- Twitter), duke shkruar se kishte ngelur i habitur me të parë këtë postim në Instagram.

“Llogaria zyrtare e Bloomberg Business në Instagram postoi një foto të konkurrentit kontrovers të Big Brother VIP Albania, Gjesti, me hashtagun #MeGjestin. Arrita të bëj një screenshot përpara se postimi të fshihej. Gjëra të çuditshme. Ndoshta një hakim, por gjithsesi shumë qesharake”, shkroi ai.

Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në Facebook, ku fotografia e Gjestit u publikua për pak minuta para se të hiqej. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga Bloomberg, por dyshohet se këto incidente janë rezultat i një sulmi kibernetik.

Foto: Bloomberg/Screenshot/Facebook

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit shprehen të habitur dhe njëkohësisht të argëtuar nga situata. Pritet një reagim nga Bloomberg për të sqaruar rrethanat e këtij hakimi të pazakontë. /Telegrafi/

//platform.twitter.com/widgets.js
window.fbAsyncInit = function() {
FB.init({
appId: ‘220167648175857’,
xfbml: true,
status: true,
version: ‘v2.10’
});
FB.AppEvents.logPageView();
};
(function(d, s, id) {
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
if (d.getElementById(id)) {
return;
}
js = d.createElement(s);
js.id = id;
js.src = “https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js”;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ? n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’, ‘//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘260833360772983’);
fbq(‘track’, “PageView”);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT