Monday, June 15, 2026
spot_img
HomeSportPas 70 vjetësh, Newcastle ‘rrëmben’ trofeun e Carabao Cup

Pas 70 vjetësh, Newcastle ‘rrëmben’ trofeun e Carabao Cup

Newcastle United ka shënuar fitore ndaj Liverpoolit me shifrat 2:1 në finalen e madhe të Carabao Cup.

Ekipi i drejtuar nga Eddie Howe, qysh në pjesën e parë tregoi se është futur në fushë për të fituar dhe për të bërë histori.

Në minutën e 45-të mbrojtësi Dan Burn shënoi për 0:1.

E në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Fillimisht shënoi sulmuesi suedez, Alexandr Isak për 0:2 në minutën e 52-të.

Ndërkaq, “The Reds” golin e vetëm e shënuan në minutat e fundit të ndeshjes me anë të italianit, Federico Chiesa.

Newcastle United fitoi titullin kampion pas 70 vjetëve dhe në “Wembley” ishte një super atmosferë e krijuar nga tifozët “ziebardhë”.

The post Pas 70 vjetësh, Newcastle ‘rrëmben’ trofeun e Carabao Cup appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT