Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmePas 14 vitesh pritje, Racing rikthehet mes elitës së futbollit spanjoll

Pas 14 vitesh pritje, Racing rikthehet mes elitës së futbollit spanjoll

Një kapitull i ri është hapur për Racing Club de Santander, që ka siguruar rikthimin në La Liga pas më shumë se një dekade mungesë.

Skuadra nga Santanderi vulosi ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll falë një fitoreje bindëse 4-1 ndaj Real Valladolid, në një ndeshje ku dominoi nga minuta e parë deri në fund.

Heroët e mbrëmjes ishin Asier Villalibre, Andrés Martín me dy gola dhe Suleiman Camara, të cilët ndezën festën e madhe të tifozëve në stadium.

Racing kishte luajtur për herë të fundit në La Liga në sezonin 2011/12, përpara se të kalonte vite të vështira mes krizave sportive dhe financiare. Megjithatë, rikthimi këtë sezon konsiderohet si një nga historitë më emocionuese të futbollit spanjoll.

Tifozët e klubit festuan gjatë gjithë natës në rrugët e Santanderit, duke e konsideruar rikthimin në elitë si rilindjen e një prej emrave historikë të futbollit spanjoll.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT