Sunday, August 2, 2026
spot_img
HomeLajmeParashikimi për shortin e eliminatoreve të Botërorit 2026, Shqipëria në grup me...

Parashikimi për shortin e eliminatoreve të Botërorit 2026, Shqipëria në grup me Kroacinë

Simulimet e shortit janë gjithmonë interesante. Bëhet fjalë për një kompjuter që ka simuluar 12 grupet e kualifikueseve të Botërorit për kombëtaret në Europë.

Sipas amerikanëve të “Weglobalfootball”, me simulimin që kanë realizuar, Shqipëria në variantin e parë bie në grup me Kroacinë, Poloninë dhe Azerbajxhanin, një grup ky me katër skuadra.

Ndërkohë në variantin e dytë me pesë skuadra, Shqipëria është simuluar në një grup me Zvicrën, si kombëtarja më e fortë nga vazoja e parë, Sllovakinë nga vazoja e dytë, Lituaninë nga vazoja e katërt dhe Gjibraltarin nga vazoja e fundit.

Megjithatë, ky është vetëm një simulim kompjuteri.s.n.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT