Nesër pritet që moti në vend të jetë kryesisht i vranët, me periudha të shkurtra me diell gjatë ditës, sipas parashikimeve meteorologjike.
Gjatë ditës, vranësirat mund të sjellin edhe riga lokale shiu, të cilat në disa zona mund të shoqërohen me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 8 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 19 deri në 23 gradë Celsius, duke sjellë një ditë relativisht të butë për këtë periudhë.
Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndimor me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 1 deri në 10 metra në sekondë.
Meteorologët këshillojnë kujdes gjatë orëve me mundësi reshjesh, sidomos në zona ku mund të ketë shkarkime rrufesh.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


